Kreu Blog

Albin Kurti, me një të rame – dy të vrame !

0
____
Më zgjidhjen e promblemit të presidentës së Kosovës , Albin Kurti ia siguroi vetës (VV-së) edhe 12 vite në pushtet.
Albin Kurit ka ditur të luajë një lojë të mrekullueshme me opozitën pa e kuptuar askush se po i fut në spiralën enigmatike të politikës afatgjate, në kohën kur të gjithë tjeret mendonin dhe bënin poliik ditore.
ALBIN KURTI IA BËRI SHAH MAT PDK-së
PDK-ja e propozoi Vlora Citakun, Albini ia refuzoi. PDK-ja propozonte Albini ia refuzonte. Në anën tjeter Albini propozonte tjeret refuzonin. Manifestimet e fuqishme para qeverisë, ndikuan që Albin Kurti të parashikon rrezikun e partisë së tij. Shkuarja në zgjedhje te reja , do ta rrezikonte VV, andaj në minutat e fundit, Albini doli më propozimin për Justina Pula-Shiroka për kryetare.
PDK-ëja qe ishte për Vlorën apo ndonjë tjeter, nuk guxonin ta refuzonin. Si ta refuzonin kur Justina ishte e PDK-së?! Si ta pranonin Justinën per kryetare të Kosovës , kur ajo kurrë nuk kishte qenë në rendin e ditës as për minister e as deputete? Ta refuzonin Justinën, masa dhe elektorati do ngritej kunder PDK-së brenda natës.
Bedri Hamza u detyrue ta pranonte oferten e Albin Kurtit, gjoja në emër të Ligjit per Specialën, por ne fakt ishte zënë Shah Mat. Të refuzonte, masa që priste ne shesh do e shkarkonte Bedri Hamzen, duke e akuzuar karrierist. Bedri Hamza dhe PDK nuk ishin ne gjendje te benin asnjë hap para e as mbrapa. Po ta dëshironin Justina Pulën , nuk do e kishin propozuar Vloren e tjeret. Emri i Justinës u shkoi si vetëtimë, as nuk ishin për , po e as për jo. Më mirë po, sepse keshtu do ta kenë më lehtë ta manipulonin opinionin e PDK dhe shqiptar. Justina eshtë e jona , do deklaron Bedri Hamza dhe tjeret në PDK. Po të ishte e juaja , do ta kishit propozuar ju, e jo unë, do folë Albin Kurti në heshtje.
Opozita nën niveli zero
Endrra e Bedri Hamzës, ishte të jetë kryetar i PDK-së , e përfundon me kaq. Në bazë të paraqitijeve te tij para gazearëve, e sidomos kur para tij rreshtohen mikrofonat e të gjitha televizioneve , ky kryetar i PDK-së veç sa nuk pëson orgazëm publik nga kënaqësia. Nuk ka asnjê dyshim se Bedri Hamz vuan nga kompleksi i inferioritetit, e që secili nga ju mundnei ta vertetoni para çdo paraqitije te tij në Konferencat e PDK-së per gazetarë. (Pasi nuk di të bëj montazh televizive , ju shikoni si folë dhe si vepron si psh: ‘”sa shumë mikrofona , leni pak vend per letrat e mia” ose “ a jeni gati, hajde , hajde…”
Me një karakter të tillë, dikur paraqitej kryetari i LDK-së Eqrem Kryeziu, por me një humor bajat e debil. Eqremi mendonte se po e zëvëndësonte Ibrahim Rugovën, kurse Bedri Hamza ne vete mendon se po e zëvëndëson Hashim Thaçin SI Rugova edhe Hashimi kishin karizëm popullor, njëri në heshtje e tjetri me fjalë të zjarrta.
Bedri Hamza është e zeza e PDK-së. Ky mundet të jetë profesor i mirë në univesitet, por ne politik zero.
Mendimi im personal/ Justina Pules kryetares sonë , i deshiroj suksese edhe më te mëdha ne jeten politike.

Kush është Naim Tërnava që me i ofru apo mos me i ofru mbështetje një personi e lideri politik e institucional të shtetit laik të Kosovës?

0
Kush leshin mendon që është Naim Tërnava që me i ofru apo mos me i ofru mbështetje një personi e lideri politik e institucional të shtetit laik të Kosovës?
A po i duket vetja “ajatullah” i gardës republikanee islamike, si ata të Iranit, apo çka?
Me çfarë prapavije apo qëllimi e thotë këtë? A vetëm pse presidentja i takon besimit katolik? A është deklaru ndonjëherë kështu edhe për liderët tjerë institucional? Për presidentët e mëhershëm? Për ndonjë kryeminisër? Për ndonjë kryeparlamentar? Pse tani me Prof. Justinën? Tek e fundit, kush është ka e kërkon mbështetjen e tij? Kush po e pyet se a e mbështetë ky apo jo?
Poashtu, dalin edhe disa si opinionisti Sadri Ramabaja e disa deputetë të VV-së dhe e potencojnë besimin fetar të presidentes si diçka relevante në një shtet laik siç është Kosova. Pse gjithëçka në shoqërinë kosovare duhet të ndahet në taborre politike e fetare? Pse ajo shoqëri çdoherë e për gjithëçka duhet të ndahet në “ne” dhe “ata”? Në “asi”, e në “kësi”?…
Në atë vend të stërvuajtur, tek ai popull i polarizuar, i përçarë e i hasmuar skajshmërisht në të gjitha aspektet e deri në nivelin e çmendurisë, e vetmja që duhet të ketë rëndësi është që në Kosovë ose je shqiptar, ose nuk je shqiptar.
Besimi fetar është diçka anësore e shumë personale, i cili tek pjesa dërmuese e popullatës ekziston vetëm si një gllazurë e hollë dhe e tejdukshme në stilin e jetës së popullit më sekularë në Europë e më gjërë, siç janë shqiptarët.
Andaj, duhet ndalë hovin këtyre axhendave e platformave të ndryshme e perfide anti-kombëtare që veprojnë në atë vend.
Klerikët fetarë dhe institucionet fetare duhet mbajtur sa më larg politikës.
Kombi dhe Atdheu mbi të gjitha!

Bashkimi Europian: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së

0

Protesta para miratimit të ndryshimeve për Specialen në Kuvendin e Kosovës, më 6 tetor 2026.

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Ligji u votua natën e së martës, pak para se Kuvendi të zgjidhte Justina Shiroka Pulën në krye të shtetit të Kosovës, që u përshëndet nga Brukseli.

„Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë“, deklaroi një zëdhënës i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujtoi se Brukseli e ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara si institucion i pavarur gjyqësor, dhe këmbënguli që mandati i tyre aktual dhe pavarësia e tyre të respektohen plotësisht.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës po vendosin drejtësi bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale”, theksoi zëdhënësi i BE-së.

Nga ana tjetër, BE-ja përshëndeti daljen nga bllokada institucionale, që e kishte mbërthyer Kosovën që nga viti 2025, me zgjedhjen e shefes së shtetit. Brukseli tha se pret rikthimin e stabilitetit institucional, i cili, sipas tij, do t’i mundësojë Kosovës të përparojë në rrugën e saj evropiane dhe të përfitojë plotësisht nga mundësitë që ofron BE-ja.

Zëdhënësi i BE-së rikujtoi, gjithashtu, se Kosovën e pret punë e rëndësishme. Këtu përfshihen reformat e lidhura me Planin e Rritjes dhe Reformave, zbatimi i mëtejshëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përparimi në bashkëpunimin rajonal dhe në integrimin gradual në Tregun e Vetëm të BE-së.

“Ndonëse BE-ja është e gatshme ta mbështesë Kosovën edhe më tej, partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkët”, nënvizoi zëdhënësi.

Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Shiroka Pulën presidente të re në minutat e para të 7 tetorit. Zgjedhja erdhi pas një marrëveshjeje politike të arritur në minutën e fundit, e cila siguroi edhe votat e deputetëve për ndryshimet ligjore që kufizojnë kompetencat e asaj që njihet si Gjykata Speciale.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr në orët e vona të 6 tetorit, pasi PDK-ja pranoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet që Shiroka Pula të ishte kandidate për presidente. Kjo ndodhi pas një dite të tërë pa rrugëdalje mes partive. Ndërkohë, protestat kundër ndryshimeve në ligj vazhduan edhe më 6 tetor, një ditë pasi ishte arritur deri te përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.

Baza juridike për themelimin e Dhomave të Specializuara është këmbimi i letrave i vitit 2014 mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Dhomat kanë selinë në Hagë, por janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Bashkimi Evropian është mbështetësi kryesor financiar i tyre, me gati 400 milionë euro që nga themelimi. / REL

LDK-ja po digjej, une shkova me zorrën e ujit, por gjashtë zjarrvënësit me penguan!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti
____
Ëndërrova se isha bërë kryetar i LDK-së — jo për pushtet e për lavdi,
por si një zjarrfikës gjenial që përpiqej ta shpëtonte shtëpinë politike të Rugovës nga gjashtë zjarrvënësit e saj të zi.
Ata ia vinin zjarrin orendive, e pastaj fillonin të bërtisnin:
„Zjarr! Na ndihmo!“
Ndërsa kur unë vrapoja me zorrën dhe ujin, më thoshin:
„Mos na pengo!“
Unë përpiqesha ta shuaja zjarrin dhe të shpëtoja gjithçka që kishte mbetur ende e padëmtuar në atë shtëpi. Ndërsa ata e quanin djegien „reformë“, kurse tymin „demokraci“.
Dhe këtu filloi tragjikomedia e vërtetë — me një logjikë aq absurde, saqë do t’ia kishte zili edhe Nasradini vet :
gjashtë zjarrvënësit i mbanin shkrepësat e ndezura në duar, ndërsa mua, zjarrfikësit që kisha ardhur shtëpinë për ta shpëtuar, më thoshin:
„Kërko leje nga Vjosa Osmani-Sadriu, ujin mbi zjarr për ta lëshuar.“
Dhe, pasi Vjosa nuk ma ktheu përgjigjen, e thirra në ndihmë Halil Gecin.
Por ai më tha:
„Këtë shtëpi nuk mund ta shpëtojë më as Zoti. Prandaj — futja kastravecin!“
Hahahaha.

Loja e mbrëmshme përfundoi me shah-mat në dobi të Republikës së Kosovës

0

Identiteti kombëtar i shqiptarëve, sipas Kasam Shqirvelës

0

Kasam Shaqirvela, Tetovë

(Kodi gjenetik pellazgjik)

Shqiptarët kanë kodin gjenetik pellazgjik dhe nuk kanë të bëjnë fare, ama hiç, as me kristianizmin ortodoks të I. K. në mendimin e shprehur publikisht(“shqiptarët të kthehen që të gjithë në të krishterë…”; kur dihet tashmë se aludonte në konfesionin ortodoks meqë atë katolik nuk e pararapëlqente, dihet mirëfilli se Kadare e kishte kritikuar madje dhe denigruar, At Gjergj Fishtën, por dhe shkrimtarë të tjerë…, madje ai vetë e ka pranuar publikisht dhe ka kërkuar falje publike….por urrejtja e tij ndaj Fishtës si krijues ishte pikërisht ajo sepse ai ishte nga kleri katolik françeskan), por nuk ka të bëjë as dhe me islamizmin e R. Q. në mendimin e tij të shprehur publikisht (“turkun e kemi vëlla të madh, islamin e kemi fe)!?

Në këtë kuptim madje dhe më thellë në esencë mbetet i paarritshëm rilindësi znë, Pasho Vasa me filozofinë qenësore të tij për kombin të cilit I takonte me mish e me shpirt se, “Feja e shqyptarit asht shqyptaria!” ai ka folur përjetësisht me gjuhën e rrënjëve!

“Shprehja më e njohur dhe historike e Pashko Vasës (e shkruar fillimisht në poemën e tij “O moj Shqypni” në vitin 1878) është:

“Feja e shqyptarit asht shqyptaria!”

Rëndësia e kësaj thënieje:

Bashkimi Kombëtar: Kjo thirrje u bë motoja kryesore e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Tejkalimi i Ndarjeve: Pashko Vasa u kërkoi shqiptarëve të vendosnin identitetin kombëtar dhe atdhedashurinë përmbi ndarjet fetare (myslimanë, katolikë e ortodoksë) për t’u bashkuar në luftën për pavarësi.”

Pavarësisht se sa murrlane e fortuna të forta do ta atakojnë trupin dhe sa darë e gërshërë bashkë me sharra dhëmbëprerës do t’i presin degët për t’i shartuar, por atyre përsëri në dejt e vet do t’u qarkullojë limfa dhe gjaku që e ushqejnë rrënjët dhe vetëm rrënjët e stërlashta pellazgjike!

*

Dhe pa keqdashje dhe pa keqkuptime, por konkludime logjike vetëm sipas veprimit publik të individëve dhe sipas faktit real që ata e kanë manifestuar publikisht madje me shkrim …madje edhe duke u nisur nga parimi krucial i neutralitetit dhe kritikës së shëndoshë, “pa pardon”, ashtu dhe siç e thekson edhe shkencëtari Nikolla Root, citoj, “ Kritka mora biti zdrava,i ako je gorka ona  mora se gutati (kritika duhet të jetë e shëndoshë, edhe pse është e hidhur ajo me patjetër të gëlltitet)“ dhe sado që këta dy personalitete fort të rëndësishme të kulturologjisë shqiptare, që u apostrofuan më lart,  të kenë qenë të “mëdhenjtë” e kombit veçanërisht në letërsinë shqipe dhe më gjerë, që është dhe e saktë, për të cilët unë kam pasur admirim gjithmonë, por ama, me këto bindje-pohimet e tyre të bëra publike, sa absurde po aq dhe të dëmshme për çështjen shqiptare, veçanërisht për kohezionin kombëtar shqiptar si dhe atë të tolerancës ndërfetare”, që sot po rrezikohet nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarisë(të asimilimit perfid kulturor e ekonomik, me qëllim tjetërsimi, që e zbatojnë shtetet sllave e ortodokse bashkë me turko-arabët duke financuar në një zbatim radikal fetar me ndërtimin e pakontrolluar dhe të paplanifikuar urbanisht të objekteve fetare) sepse është e qartë si loti qëllimi hegjemonist dhe zaptues i tyre për një “Shtrirje të Re(NEO-)” . Megjithëse ka edhe shtete që na dalin zot, dhe ne u jemi mirënjohës, ndoshta e bëjnë këtë duke u udhëhequr nga parimi i demokracisë lirisë dhe mosvarjes së një shteti a populli nga hegjemonizmi i të tjerëve madje edhe pa interesa asimilimi por për gjallimin tonë të origjinës dhe jo të zhdukjes, e që sot, për ne, nuk është i mjaftueshëm për ekzistencën tonë fizike e shpirtërore, sepse na duhet edhe forcimi i ekonomisë vetanake të bashkërenditur me krijimin e aleancave me shtetet tashmë duket haptas se na mbështesin në këtë synim tonin demokratik, qytetërues e përparimtar perëndimor.

Pradaj dhe personalitetet  që janë të rëndësishme për kombin, kur ata para kombit e theksojmë fenë gjegjësisht konfesionin, atëherë për fat të keq, kushdoqofshim ne, nuk mund ta gëzojmë statusin e të “madhit të kombit” sepse i kemi rënë thik pas shpine trupit që thiret Komb Shqiptar dhe vetë shqiptarizmit; limfës që historkisht ka ushqyer, vazhdon ta ushqejë dhe do ta ushqejë edhe në të ardhmen për brezat tonë që do të vijnë e që sot nuk është fort e sigurtë në kaosin që ndodheme duke luftuar njëri kundra tjetrit, ngjashëm sikurse që ia ngulën thikën pas shpine Cezarit, ish-miqtë dhe të afërmit e tij, Bruti e Kasi!?

Identiteti Shqiptar është i lidhur pashkëputshmërisht me quatronomin (katëremërshin) P.I.A.Sh.( Pellazg, Ilir, Arbër, Shqiptar ) dhe jo me dëshirat e perëndimorëve “me aludimin në fenë e të parëve” e as me dëshirat e lindorëve me aludimin e tyre, “me prapavijë konfesionale në përqindje”.

Rilindësit tonë e patën definuar këtë problem ndërkonfesional për sa i përket zogut të shqipes(shqiptarëve), në tërë hapësirën e “Trojeve të Arbrit”. megjithë heterogjenitetin konfesional ishte dhe mbeti homogjeniteti kombëtar si element përbashkues bile dhe lidhës.

Ai, “për fe dhe mbi te” e ka: Gjuhën Flamurin, Kombin dhe Atdheun; pra atë që i madhi Pashko Vasa e përkufizoi preras si: “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”.

Shqiptatrët e sotëm sikurse parardhësit e vet, ishin të tillë qysh prej periudhës pagane e politeiste si pellazgë, pastaj periudhës politeiste e të krishterë si ilirë, pastaj periudhës së mesjetës të krishterë kurse  nga 1054-ta si katolikë dhe ortodoksë, më vonë një pjesë u konvertua me fe në islam të sunitëve dhe shiitëve sufistë apo siç thirren si bektashinj, por tërë kohës që ekziston e frymon shqiptari me katër konfesione që i zbaton dhe beson në një zot, në Yllin e tij(perëndinë e vet që e krijoi me komb shqiptar, me gjuhë shqipe, madje dhe në Trojet e Atit, qysh nga At-Lashti e Atlantida mitike në lashtësinë e thellë të njerëzimit.

Promovimi i partive politike, në mundësi racionale në Kosovë

0

Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Kur dikujt i dërgon letër për t` u kthjelluar, atë miqësi merre me urti dhe bërë punën me mend!

Garancioni i ardhmërisë

Në politikë është shembull një filozofi që sherben si aksiomë për çdo forum politik shtetëror.Në Kosovë ka kaluar një kohë mjaftë e gjatë që Kuvendi i Republikës Kosovës ishte pozicionuar në përçarje të cilat elektorati i ka përjetuar me neveri të hapur. Për ata që kanë sado pak autoritet dhe dituari, nuk ke pasë shansë të dalish kudo e të mos të shtrohet pyetja: ku jeni ju pajtimtarët e viteve 1991/92, pse nuk veproni, pse nuk i pajtoni. Këta persona që e drejtojnë politikën sot në Kosovë nuk e dijnë sa shumë janë dalldisë pas foteleve, sa që dalldisja shkon deri aty, sa që nuk njohim askend që i ndal e u thot troç, si u është thënë: “Deri ku jeni kah shkoni pa busollë, nepër terr sikurse në të kaluarën”.

Mjerisht sot për sot nuk dihet në esencë sa ka ndikuar denimi drakonik i katër Çlirimtarëve në Hagë me 81 vejt burgim. Por, demonstrimet e deritashme kanë treguar se shqiptaria po zgjohet, edhe pse ka zëra që këtë masë e quajnë: “idiotë dhe frikacakë”.Ta them hapur për veti, se po atë ditë që studentët e Univerzitetit “Hasan Prishtina” kanë dalë në protestë dhe kanë shfaqur qëndrimn e tyre dinjitoz, për mua më dielmë nuk ka, edhe pse nuk ka pasë kurrë se: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë burgosë dhe janë denuar për turpin e Evropës dhe pas kërcnimeve që u janë bërë deputetëve të Parlamentit Kosovës se: “Po nuk e pranuat Specialën, do të keni pasoja shtetërore dhe politike…”, duke e izoluar tërë shteti e njomë të Kosovës.

Jam i sigurtë se në Kuvendin e Kosovës më 28 shtator 2026 më në fund anija shqiptare është kthyer ka ardhmëria. Parndaj pritej me padurim zgjedhja edhe e Presidentit Kosovës, deri më 6 tetor 2026.Nëse punohet kështu, ardhmëria e shtetit Kosovës jo vetëm që do të forcohet, por shumë shëpejtë ky shtet do të pranohet në OKB dhe në organizata tjera të civilizimit.

Lufta për një Konkordat të sigurtë nuk duhet të ndalet

Konkordati është një kanun i lirisë (vendim themeltar) që nuk lejon improvizime politike, por lejon konkurencë dhe dituri që hap horizonte të reja për kombin në përgjithësi.Si duken gjërat pas një harmonie politike, prap patën filluar përçarjet politike për postin e Presidentit.Kohësisht tani nuk dukej as në horizont një shansë për marrveshje lidhur me këtë post, i cili në esencë është portokolar.Prandaj atyre që vrajnë e kthiellin u thuhej se: duhet gjetur një rrugë të diktatit që kinse vjen e porositur edhe nga jasht, rrugë ajo që propozimin e ka bërë dikush nga miqët, por që ujemin prap partitë politike do ta përvetsojnë për veti. E ky fenomen politik po dëshmon se gati është harruar koha e luftës dhe ditëve të vështira.Pra sikur shumë shpejtë e kemi harruar historinë e shkruar për dy shekuj…. me vargojë gjaku!

Por, koha që është para nesh shtron nevojën që të mendohet për planin zhvillimor për vitët 2027-2030. Pra, duhet menduar edhe për obligimet ndërkombëtare që janë të saktësuar të tregohën të kryera për Lojërat Mesdhetare për vitin 2030. Si duket asnjë parti nuk është kah mendon për fatin e shtetit por vetëm për pozitën e ngushtë të klaneve partiake. Së këndejmi, asnjë parti nuk është kah mendon se elektorati duhet të joshët e të dali në votime diku afër 65-71%, shifër kjo që nuk arrihet me këto qëndrime që po manifestohën.

Si të aprovohet Ligji për anulimin e Speciaës e si Ligji për konfiskimin e pasurisë paligjëshme?

Ligji për anulimin e Specialës është i kushtëzuar nga PDK në dy pika. Së pari PDK kërkon që ky ligj të aprovohet pa kushte. Së dyti, PDK kushtëzoi votimin në Parlament për Presidentin. E mbetja e shtetit pa presidentë shkaktonte defekte zigjirore, që nuk po i numroj. LDK në këto rrethana po kalkulon si gjithëmonë. Kurse, Aleanca tani për tani po ëndrron se do të lutët, që t`i ofrohet posti i presidentit, kuptohet për votën e tyre.

Kështu si është ndërtuar realiteti,partitë politike në Kosovë janë ngulfatë nga ambicja për pushtet. Ato sikur nuk kanë rrugë tjetër pa i parapelqyer “ligjet” që i kurdis UNMIK-u ala 1244; disa të tjera i parapelqejnë ligjet e BE-s, kurse një palë që punon nën rregjimin e infuzionit politik, në bazë të “shencës” juridike, i preferojnë për çështje që u pëlqejnë atyre ligjet e RSFJ-s së vdekur. Në këtë rrafsh sikur nuk dihet se çka i takon së kaluarës e çka i takon ardhmërisë. Pra askush nuk po mendon se duhet aprovuar ligje me fuqi “retroaktive”. Madje të gjitha dështimet e sistemit global dhe parcial, partitë në Kosovë sikur po i mbulojnë me dërgimin e “kontesteve” në Gjykatën Kushtetuese. Krejtë me shpresë se aty i kanë mhybët që presin prej tyre vedime të përshtatëshme politike. Ndërsa tërë civilizimi i din se politika nuk është saktësi, pra nuk është as shkencë, por forcë e koaguluar me nene e aline të ligjeve.

Ligji për anulimin e Specialës pra nuk dihet me çfar normative juridike duhet aprovuar, sepse nga Haga nuk do të respektohët. Dhe në këtë mish mash me i pasë “mendët e kadisë” nuk dinë njeriu noraml kah t` ia mban, nuk e din se kah është rruga e vërtetë, bile që të shpje në binar të ardhmërisë, së pakut. Unë nuk jamë pesimist, por diturisë duhët t` i dhurohet përgjegjësia. E kundërta sot, me diturinë është kah manipulohet nga djepi e deri në krroçe.

Çka do të ndodhë me Kosovën pas një suksesi meritor të 6 tetorit 2026, uroj të hynë truri në veprim. Por populli ku mrizojnë shumë injorantë është vu prap në siklet, sepse një pjesë jo e vogël e “ymetit” analfabet,me siellje e me të bëra “sehir” i ngjan drejtësisë “Sheihul islamit”, që për çdo gjë të japi spjegime në vija të trasha të filozofisë së Delfit.Po, po dikush u pëshpëritë në vesh dhe aty marin turr, e nuk dijnë kah me ia mbajtë. Lidhur me këtë, të më kuptoni mes rreshtave: Asgjë nuk ndodhë me determinizëm, por ardhmëria krijohet me punë, dituri dhe urti arbërore. Urime dita D, urime edhe Vetëvëndosjës sime, por i përvilni duart, në punë natë e ditë që ta shohin pakëz DRITË, ka thënë NAIMI i MADH.

Sa iu takon partive tjera, mbram ishte për dhimbësuri LDK, me fajin e vet. Por edhe PDK me ato sqena që ngjanin jashtë kuvendit nuk ishte nën nivelin e partisë simotër. Aleanca ka pasë ambicje të protëshme se do ta “grabit” pozicionin, por kjo ambicje Ramushit nuk ia zbret vlerën e luftës, ndërsa për politikë duhët të pensionhët.

Më 7 tetor 2026

Mos e humbisni këtë moment historik, nga Washingtoni në Bruksel, Shqipëria ka përpara një mundësi që kërkon vendim, jo më shumë justifikime

0
Nga Frank Shkreli
____
Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe mesazhi i saj për Shqipërinë nuk duhet të trajtohen si një tjetër episod diplomatik. Ato janë një sinjal politik: Evropa është më afër, por dera nuk hapet vetëm me deklarata.
“Objektivi është në horizont”, tha von der Leyen. Tani Shqipëria duhet të tregojë nëse ka vullnetin, kapacitetin dhe seriozitetin për ta arritur atë objektiv. Kohët e fundit, zyrtarja e lartë evropiane vizitoi Shqipërinë dhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor me synimin për të ndihmuar ato vende në rrugën drejt antarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Kjo, paraprakisht, dhe përball 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, si dhe 15-16 tetorit, kur liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë zgjërimin dhe reformat e brendshme.
Nuk besoj se fjalët e von der Leyen të jenë vetëm një frazë diplomatike, kësaj rradhe. Është një moment që duhet marrë seriozisht. Shqipëria është më pranë Evropës se kurrë më parë. Por, pikërisht, për këtë arsye nuk duhet të humbasim kohë. Tani nuk mjafton më të themi se jemi evropianë.  Shqiptarët e kanë deklaruar orientimin e tyre perëndimor në mënyra të ndryshme për më shumë se tri dekada.  Shqiptarët, ndryshe nga elitat e tyre politike të këtyre 35-viteve tranzicion i pafund, kanë dëshmuar ndjenjat e tyre pro-perëndimore me votën, me sakrifica, me emigrimin, me lidhjet familjare e kulturore me Perëndimin, me mbështetjen ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe me dëshirën për të ndërtuar një shtet demokratik pro-perëndimor pas shëmbjes së komunizmit zyrtar. Por pas më shumë se tri dekada reformash, negociatash dhe pritjeje, retorika pro-evropiane e Tiranës zyrtare, nga të dy partitë kryesore, nuk mjafton më.
Nëse Shqipëria duhet të ndërtojë shtetin që kërkon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, kjo do të thotë drejtësi të pavarur, zgjedhje të besueshme dhe të pa kontestueshme, luftë të pakompromis kundër korrupsionit, media të lira, administratë profesionale dhe institucione që respektojnë qytetarin, pronën dhe ligjin. Këto nuk janë kërkesa të tepërta të Brukselit. Janë kushtet minimale që kërkohen nga një shtet normal funksional. Mesazhi evropian është i qartë. Përparimi i bërë deri tani, vlerësohet, por nuk mjafton. Reformat duhet të zbatohen, të maten dhe të prodhojnë rezultate. Nuk ka më vend për vetëkënaqësi, propagandë të flliqt apo përpjekje për ta shitur çdo hap procedural si sukses historik.  Integrimi nuk matet me flamuj, fotografi me udhëheqës perendimorë, madje edhe me pagesë, dhe konferenca shtypi. Integrimi i vërtetë matet me mënyrën se si funksionon drejtësia, si zhvillohen zgjedhjet, si kontrollohet pushteti dhe si mbrohet qytetari në Shqipëri. Sepse ndërsa kryeministri shqiptar flet në kancelaritë europiane për një Ballkan që duhet të afrohet sa më shpejt me Bashkimin Europian, në Tiranë për disa muaj, zhvillohen protesta të vazhdueshme kundër mënyrës së qeverisjes aktuale.  Ajo që nisi më 30 maj të këtij viti, me kundërshtimin ndaj projekteve të mëdha turistike është zgjeruar tani në një revoltë më të gjerë politike dhe qytetare. Protestuesit kërkojnë llogari, përgjegjësi, hetim të akuzave për korrupsion dhe, gjithnjë e më shumë, dorëheqjen e kryeministrit. Kjo është një pjesë e rëndësishme e zhvillimeve në Shqipëri që Europa nuk duhet ta shohë vetëm nga larg. Protestat tre-mujore qytetare janë një mesazh politik që duhet të dëgjohet nga klasa politike shqiptare dhe mos të injorohet nga Evropa dhe as nga Shreret e Bashkuara. Frank Shkreli: Protestat dhe fundi i një epoke politike në Shqipëri, një domosdoshmëri e kohës | Gazeta Telegraf
 
Evropa nuk është dekor politik as Bashkimi Evropian nuk është një organizatë e përsosur shtetesh. Megjithkëtë, ai ent evropain përfaqëson shtetin ligjor, përgjegjësinë institucionale, transparencën, kontrollin mbi pushtetin dhe demokracinë funksionale. Nëse këto standarde nuk bëhen realitet në jetën e përditshme në Shqipëri, “mbyllja e kapitujve të negociatave” do të mbetet një arritje teknike dhe jo një ndryshim i vërtetë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Prandaj, politika shqiptare duhet të heqë dorë njëherë e mirë, nga një keqkuptim i rrezikshëm se integrimi evropian nuk është projekti i një qeverie, partie apo lideri. Është dhe duhet të jetë një zgjedhje strategjike kombëtare. Asnjë forcë politike nuk ka të drejtë ta përvetësojë këtë proces as këtë projekt, por gjithashtu asnjë forcë politike nuk ka të drejtë ta pengojë procesin e integrimit për interesa të ngushta politike ose partiake. Por edhe Evropa duhet të jetë e vetdijshme se procesi i integrimt të Shqipërisë nuk mund të arrihet vetëm me një krah të politikës shqiptare.
Shtetet e Bashkuara mbeten partneri i Kombit shqiptar, i pa zëvendësueshëm, për sigurinë dhe orientimin euroatlantik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndërsa Bashkimi Evropian është hapi i radhës për ta shndërruar këtë orientim në standarde politike, ekonomike dhe institucionale. Nga Washingtoni në Bruksel, rruga është e qartë. Ajo që mungon nuk është drejtimi, por vendosmëria e klasës politike shqiptare për të ecur drejtë këtij objektivi të madh mbarë-kombëtar “në horizont”, sipas deklaratës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë.  Duke pasur parasysh gjëndjen kritike politike në Tiranë, ky moment historik kërkon arritjen e një marrëveshjeje të re politike ndërmjet partive politike të Shqipërisë rreth disa objektivave konkrete, për të hapur derën  njëherë e mirë drejtë antarsimit përfundimtar të Shqipërisë në BE. Për një drejtësi pa ndërhyrje nga politika, për zgjedhje pa manipulim, për institucione të pavarura, për një administratë pa militantizëm, për një luftë reale kundër korrupsionit dhe transparencë në përdorimin e pushtetit dhee të financave publike.  Kërkon gjithashtu diçka që politika shqiptare pozitë-opozitë, pa dallim, e ka shmangur vazhdimisht, e që është pranimi i rregullave që kufizojnë pushtetin. Standardet evropiane nuk janë të dobishme vetëm kur kritikojnë kundërshtarin. Ato vlejnë edhe kur kërkojnë llogari nga qeveria, kur mbrojnë të drejtat e opozitës, kur garantojnë kritikën dhe ndalojnë abuzimin me institucionet e shtetit.   Shqipëria nuk mund të presë që Brukseli ta ndryshojë atë, për të bëlrë të mundur antarsimin. Janë shqiptarët ata që duhet t’a ndryshojnë Shqipërinë. Kjo do të thotë se qeveria duhet të zbatojë reformat e nevojshme, opozita të ofrojë alternativa dhe institucionet të veprojnë pa frikë nga pushteti politik. Do të thotë, gjithashtu, që shoqëria civile, media dhe qytetarët të mos mjaftohen me duartrokitje apo ankesa, por të kërkojnë afate, rezultate dhe përgjegjësi ng Kuvendi dhe nga politika në përgjithsi.
Mundësia është reale për antarësim, por nuk është e pakufishme. Ajo mund të humbasë në luftërat e vogla politike, në retorikën boshe dhe në protagonizmin e liderëve. Mund të humbasë edhe nga lodhja e një shoqërie që ka pritur gjatë dhe nga një klasë politike që është mësuar të premtojë më shumë sesa zbaton.  Prandaj ky moment kërkon veprim të menjëhershëm, jo një tjetër cikël premtimesh boshe.  Qeveria duhet të publikojë një plan të matshëm për reformat, me afate dhe përgjegjës konkretë.  Parlamenti i Shqipërisë duhet të miratojë ligje që forcojnë institucionet, jo pushtetin e radhës të një lideri ose partie politike. Opozita duhet ta trajtojë integrimin si interes kombëtar, jo si armë propagandistike.  Institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë rezultate të prekshme. Dhe qytetarët duhet të kërkojnë llogari për çdo premtim të pambajtur.
Siç thashë më lartë, orientimi perëndimor i shqiptarëve është prej kohësh një zgjedhje historike. Nga Frank Shkreli – Kur historia trokiti në derë: “Liria erdhi,po a u ndërtua shteti?” | Gazeta Telegraf. Tani orientimi i deritanishëm pro-perëndimor, duhet të bëhet realitet institucional dhe i përditshëm. Jo vetëm në dokumente e ligje që nuk zbatohen, por në vendimet e gjykatave, në administratë, në zgjedhje, në ekonomi, lirinë e shtypit dhe, sidomos, në marrëdhënien e shtetit me qytetarin. Nga Washingtoni — Frank Shkreli: Amerika dhe shqiptarët, një miqësi që nuk njeh kohë | Gazeta Telegraf — në Bruksel. Nga aleanca te anëtarësimi, nga ëndrra te konkretizimi, Shqipëria ka përpara një rrugë të qartë, me një objektiv, “në horizont”. Por rruga nuk përshkohet vetëm me fjalë.  Unë u garantoj se Evropa nuk do të vijë ta ndërtojë Shqipërinë. Shqipëria duhet të ndërtojë veten, për antarësim  dhe integrim në Evropë. Dhe këtë duhet ta bëjë tani.  Është koha që orientimi perëndimor i shqiptarëve, i shprehur dhe i dëshmuar për më së një shekull, më në fund, të konkretizohet, në një Shqipëri, anëtare e Bashkimit Evropian, me vlera evropiane. Ky nuk është vetëm një objektiv politik. Është një moment historik për Kombin shqiptar. Mos e humbisni!

Kosova me drejtim të ri politik!

0

Florim Zeqa

Edhe pse me vonesa të mëdha, me pengesa të paarsyeshme dhe nën ndikimin e protestave, u arrit një vendim i madh dhe historik, i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për vendin. U votua Ligji për Dhomat e Specializuara dhe u zgjodh Justina Pula-Shiroka presidente e re e Republikës së Kosovës.

Dy votime, një zgjidhje fatlume për vendin

Me votimin e Ligjit dhe zgjedhjen e zonjes Justina Pula-Shiroka, Presidente të Republikës, Kosova jo vetëm që i shmangu zgjedhjet e jashtëzakonshme, e shmangu një cikël të ri krizash politike në vendin tonë!

Më në fund në krye të shtetit erdhi një zonjë e nderuar dhe e respektuar, me bagazh të pasur intelektual dhe me cilësi të larta njerëzore e cila pritet të jetë katalizator i unifikimit të skenës (së trazuar) politike në vendin tonë.

Znj. Justina Shiroka-Pula profesoreshë dhe akademike me përvojë, me integritet profesional dhe vlera të larta njerëzore mund t’i shërbejnë më mirë se askush tjetër vendit në rrethanat aktuale.

Uroj që një grua intelektuale dhe akademike, do ta ushtrojë postin e Presidentes së shtetit me përgjegjësi të lartë, me dinjitet, urtësi, unitet dhe përkushtim ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Siq dihet, para votimit për presidenten, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pjesë e marrëveshjes politike mes LVV-së dhe PDK-së që i riktheu deputetët në sallën e Kuvendit.

Me zgjedhjen e zonjes Justina Shiroka-Pula për Presidente, Kosova shmangu shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare si pasojë e moszgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues.

U dëshmua qartë, se kur ka vullnet të mirë politik mes liderëve partiakë, parlamentarët merren vesh lehtë dhe shpejt, u mjaftojnë ‘5 minuta para orës 12’ për të vendosur në të mirë të vendit dhe qytetarëve!

Me kompletimin e të gjitha institucioneve shtetërore, presim që Kosova të ecën me hapa të shpejt në rrugën zhvillimore dhe prosperuese drejt integrimeve të reja ndërkombëtare.

Pas këtij hapi të vonuar, por të madh, Kosova e nisi një drejtim të ri politik, andaj nuk më mbetët tjetër, veçse t’i urojë të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët për fillimin e mbarë të Kosovës! Pres që Presidentja e re ta mbajë balancën mes pushteteve, ta ruaj unitetin shoqëror dhe politik, ta respektojë Kushtetutën dhe ta mbrojë interesin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Florim Zeqa, analist i pavarur politik

Famullia e Bishtazhinit të Gjakovës, një shekull histori, besim dhe shërbesë shpirtërore

0

Dom Fran Sopi, Pejë

Historia e një famullie dhe e një dioqeze nuk përbëhet vetëm nga ndërtesat e kishave, dekretet kishtare apo emrat e shënuar në regjistra. Ajo jeton në familje, në kujtesën e besimtarëve, në lutjet, sakrificat dhe fenë që një brez ia përcjell tjetrit. Pikërisht në këtë vazhdimësi duhet parë edhe rrugëtimi i Famullisë së sotme “Zoja Rruzare” të Bishtazhinit, rrënjët e së cilës lidhen me Smaqin.

Për ta kuptuar sa më drejt këtë histori, nuk mjaftojnë vetëm datat e themelimit apo ndryshimet administrative. Duhet të dëgjohen rrëfimet e familjeve, të shihen gjurmët e jetës katolike në terren dhe, aty ku është e mundur, kujtesa e trashëguar të krahasohet me dokumentet e shkruara. Për brezat e hershëm, Smaqi lidhej me kishën, me ardhjen e meshtarit, me pagëzimet, kurorëzimet, varrimet dhe me udhën që besimtarët përshkonin për të marrë pjesë në jetën sakramentale. Kujtesa e një vendi shpesh ruhet në fjali të thjeshta: këtu kemi pasur kishën, këtu vinte prifti, këtu janë pagëzuar të parët tanë, këtu janë lutur gjyshërit tanë.

Dëshmia gojore nuk e zëvendëson dokumentin, por shpesh tregon se ku duhet kërkuar dhe cilat të dhëna duhen verifikuar.

Historiani dhe antropologu belg Jan Vansina, në veprën Oral Tradition as History, botuar më 1985, në faqen 3 të kapitullit “Oral Tradition as Process”, e trajton traditën gojore si një proces të transmetimit të mesazheve nga brezat e mëparshëm.

Edhe Alessandro Portelli, në studimin “What Makes Oral History Different”, të përfshirë në librin The Death of Luigi Trastulli and Other Stories: Form and Meaning in Oral History, veçanërisht në faqen 50, vëren se burimet gojore nuk tregojnë vetëm atë që njerëzit kanë bërë, por edhe mënyrën se si e kanë kuptuar dhe kujtuar përvojën e tyre.

Kjo qasje është me vlerë të veçantë për historinë kishtare, sepse jeta e Kishës nuk ruhet vetëm në arkiva. Ajo mbetet në familjet që kanë përcjellë fenë, te nënat që ua kanë mësuar fëmijëve shenjën e kryqit, te të moshuarit që kanë kujtuar meshtarët e tyre, në varreza, në kryqe, në objekte kulti dhe në traditat e një bashkësie.

Në këtë kuadër merr rëndësi edhe dëshmia e jezuitit dhe albanologut italian Fulvio Cordignano S.I. Në vëllimin e dytë të veprës së tij L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano, il P. Domenico Pasi S.I. (1847–1914), botuar në Romë më 1934, ai trajton veprimtarinë e misionarit Domenico Pasi, të njohur ndër shqiptarë si P. Dedë Pasi. Në faqen 198 të këtij vëllimi, në lidhje me misionet e vitit 1893, gjendet e dhëna të cilës i referohet edhe historiku dioqezan: Marmulli kishte atëherë 20 familje katolike.

Një e dhënë e tillë nuk është thjesht statistikë. Ajo flet për vatra ku ruhej feja, ku fëmijët pagëzoheshin, ku lidhej kurora e martesës, ku të vdekurit përcilleshin me lutje dhe ku përkatësia katolike jetohej në përditshmëri. Kjo dëshmon se prania katolike në atë trevë është më e hershme se organizimi juridik i Smaqit si famulli e veçantë.

Në fund të shekullit XIX, Smaqi nuk ishte ende famulli më vete. Vendbanimet që më vonë do të hynin në territorin e saj pastoral ishin të lidhura me Famullinë e Gjakovës. Historiku i vjetër dioqezan përmend Smaqin, Ujzën, Ujzin e Therrave, Fshajn, Kushavecin, Dolin, Kusarin, Marmullin, Bërdosanën dhe Bishtazhinin. Edhe dokumentacioni i botuar nga Giuseppe Valentini në veprën La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della Missione Volante, 1880–1932, botuar në Firence më 1969, na ndihmon ta vendosim këtë realitet në kuadrin më të gjerë të veprimtarisë misionare katolike në trojet shqiptare, ku shërbimi pastoral shpesh i parapriu krijimit të strukturave të qëndrueshme famullitare.

Në historinë e Smaqit paraqitet edhe një çështje kronologjike që kërkon kujdes. Historiku i mëhershëm i Ipeshkvisë së Kosovës – Dioqeza e Prizrenit shënon se Famullia e Smaqit është ndarë nga Gjakova dhe është themeluar në vitin 1921, ndërsa ndërtimin e Kishës së Zojës Rruzare në Smaq e vendos në vitin 1929. Historiku aktual i Dioqezës Prizren–Prishtinë, i publikuar më 20 nëntor 2025, shënon vitin 1926 si kohën e ndarjes së Famullisë së atëhershme të Smaqit nga Famullia e Gjakovës.

Pra, kemi dy data, 1921 dhe 1926, të paraqitura në dy historikë dioqezanë. Pa e pasur dekretin origjinal të themelimit ose dokumentacionin përkatës, nuk do të ishte e drejtë që njëra të përjashtohej përfundimisht. Mund të jetë fjala për dy etapa të të njëjtit zhvillim, një organizim të parë pastoral dhe më pas një rregullim juridiko-administrativ, por kjo mbetet për t’u vërtetuar me dokumentin themelor. Ajo që mund të thuhet me siguri është se jeta katolike në këto vendbanime kishte filluar shumë më herët.

Në këtë pikë takohen dokumenti dhe kujtesa. Tradita e familjeve flet për vazhdimësinë e fesë, ndërsa Cordignano na jep një pikë konkrete dokumentare me 20 familjet katolike të Marmullit në vitin 1893. Këto burime, të lexuara së bashku, e bëjnë historinë më të plotë dhe më të besueshme.

Për mua, kjo trashëgimi ka edhe një dimension personal, sepse pata hirin të shërbeja si kapelan në Bishtazhin pranë famullitarit Dom Mila, (Dom Millorad Defar). Ajo periudhë nuk mbeti vetëm një detyrë pastorale, por u bë një shkollë e jetës meshtarake. Një kapelan i ri, pranë një famullitari me përvojë, nuk mëson vetëm administrimin e famullisë, mbajtjen e regjistrave, përgatitjen e kremtimeve apo organizimin e veprimtarive. Ai mëson, para së gjithash, se si duhet jetuar thirrja mes njerëzve. Këtë e përjetova pranë Dom Milës. Ai ishte famullitari, ndërsa unë kapelani dhe ndihmësi i tij, por bashkëpunimi ynë nuk kufizohej në ndarjen e detyrave. Përditshmëria më mësonte se shërbesa meshtarake kërkon prani, durim, maturi, dëgjim dhe gatishmëri për të qenë pranë njeriut në çastet më të rëndësishme të jetës. Bariu shpirtëror nuk është vetëm administrues i një territori kishtar. Ai duhet ta njohë bashkësinë që i është besuar: fëmijët, të rinjtë, prindërit, të moshuarit, të sëmurët, familjet në gëzim dhe ato që kalojnë nëpër sprova. Njeriu nuk troket në derën e kishës vetëm për një dokument apo për të caktuar një ceremoni. Ai kërkon praninë e meshtarit kur lind një fëmijë, kur përgatitet një martesë, kur sëmundja rëndon mbi shtëpinë, kur familja kalon vështirësi apo kur vdekja merr një të afërm. Ndonjëherë vjen vetëm sepse ka nevojë të flasë dhe të gjejë dikë që di ta dëgjojë. Pranë Dom Milës mësova se prifti nuk është thirrur të qëndrojë në distancë nga populli. Vendi i tij është mes njerëzve, duke u shërbyer dhe duke i udhëhequr drejt Krishtit. Ai ishte për mua edhe një bashkëvëlla më i vjetër, prej të cilit mora mësime që nuk gjenden gjithmonë në libra. Bisedat pas Meshës, këshillat, vizitat në familje, rastet që kërkonin maturi, gëzimet dhe brengat e besimtarëve u bënë pjesë e formimit tim meshtarak.

Shumë prej këtyre çasteve nuk hyjnë në kronikat zyrtare, por pikërisht ato ndërtojnë përvojën e një bariu shpirtëror. Me kalimin e viteve kuptohet më qartë se një këshillë e dhënë në kohën e duhur, një vërejtje e drejtë, një mënyrë e mençur e sjelljes me një familje apo një vendim i matur mund të ndikojë gjatë në shërbesën e mëvonshme.

Prandaj, kur mendoj për Dom Milën, nuk kujtoj vetëm famullitarin e Bishtazhinit. Kujtoj një bashkëvëlla me të cilin ndava një etapë të rëndësishme të jetës sime meshtarake. Pikërisht aty e kuptova më thellë se askush nuk hyn në një famulli si pronar i saj, por si kujdestar i një trashëgimie që i besohet për një kohë.

Asnjë bashkësi nuk fillon me ardhjen tonë dhe nuk përfundon me largimin tonë. Para nesh kanë shërbyer të tjerë. Kanë pagëzuar fëmijë, kanë bekuar martesa, kanë dëgjuar rrëfime, kanë vizituar të sëmurët, kanë përcjellë të vdekurit dhe kanë kremtuar Eukaristinë. Pas nesh vijnë të tjerë dhe e vazhdojnë të njëjtin mision.

Këtë vetëdije e përjetova fuqishëm në Bishtazhin. Kur hyja në kishë, kur afrohesha te altari apo kur vizitoja një familje, e dija se isha pjesë e një rrugëtimi që kishte nisur shumë kohë përpara meje. Regjistrat ruanin emra njerëzish që nuk i kisha njohur, familjet mbanin tregime nga brezat e kaluar, ndërsa në varreza pushonin ata që kishin besuar, punuar dhe lutur para nesh.

Për këtë arsye, libri famullitar nuk është thjesht një varg emrash dhe datash. Pas një shënimi pagëzimi qëndron një fëmijë i sjellë para altarit nga prindërit, pas një kurorëzimi qëndrojnë dy njerëz që kanë dhënë premtimin e besnikërisë, ndërsa pas shënimit të një vdekjeje qëndrojnë dhimbja dhe lutja e një familjeje që ka humbur njeriun e saj. Kështu dokumenti bëhet dëshmi e jetës.

Koha pranë Dom Milës më mësoi edhe se ai që predikon dhe mëson, merr mësim prej popullit të cilit i shërben. Mëson nga qëndrueshmëria e prindërve, nga urtia e të moshuarve, nga durimi i të sëmurëve, nga gëzimi i fëmijëve dhe nga besimi i thjeshtë me të cilin shumë njerëz e jetojnë Ungjillin në përditshmëri.

Për këtë arsye, Dom Mila dhe Bishtazhini mbeten të lidhur për mua me një periudhë të çmuar të jetës. Shërbesa vazhdon diku tjetër, por mësimi i marrë mbetet.

Nga ky këndvështrim, kalimi nga Smaqi në Bishtazhin nuk duhet parë si ndërprerje, por si vazhdimësi. Smaqi ruan rrënjën, ndërsa Bishtazhini e vazhdon jetën e saj. Qendra famullitare ndryshoi, por trashëgimia shpirtërore nuk u këput.

Historia e një bashkësie të krishterë nuk mund të përmblidhet vetëm me vitin e themelimit, me ndërtimin e kishës apo me zhvendosjen e selisë. Në qendër të saj janë njerëzit që e kanë jetuar fenë dhe ua kanë dorëzuar atë pasardhësve të tyre. Shën Pali shkruan: “Unë mbolla, Apoli ujiti, por Hyji bëri të rritet” (1 Kor 3,6). Në këto pak fjalë mund të shihet edhe rrugëtimi i një famullie: një brez mbjell, tjetri kujdeset për frytin; njëri ndërton, pasardhësi ruan dhe vazhdon.

Në këtë kuptim, 20 familjet katolike të Marmullit të vitit 1893, të dëshmuara në faqen 198 të vëllimit të dytë të veprës së Fulvio Cordignanos, nuk janë vetëm një numër i regjistruar në një libër. Ato janë një hallkë konkrete e vijimësisë katolike në këtë trevë. Njerëzit e atyre shtëpive nuk mund ta dinin se më shumë se një shekull më vonë vetë prania e tyre do të përmendej si dëshmi historike e jetës katolike të kësaj bashkësie. Ata thjesht jetonin, besonin, luteshin, rrisnin fëmijët dhe ua dorëzonin atyre atë që kishin marrë prej të parëve.

Pikërisht kështu shkruhet historia: jo vetëm nga personalitetet e njohura dhe ngjarjet e mëdha, por edhe nga njerëzit e zakonshëm që, larg zhurmës, ruajnë familjen, identitetin, traditën dhe fenë.

Prandaj, rrëfimi i Famullisë “Zoja Rruzare” është më i gjerë se historia e dy vendeve, Smaqit dhe Bishtazhinit. Ai është dëshmi e një bashkësie besimtare që ka ditur ta bartë trashëgiminë e vet shpirtërore përmes ndryshimeve të kohës. Në të ndërthuren dokumenti, kujtesa gojore, tradita familjare, puna e meshtarëve dhe jeta e njerëzve që kanë besuar, janë lutur dhe kanë shërbyer aty.

Edhe vitet e mia si kapelan pranë Dom Mila Defarit i shoh si një hallkë të vogël në këtë zinxhir të gjatë. Ne vijmë dhe largohemi, brezat ndërrohen, fëmijët rriten dhe krijohen familje të reja, por ajo që duhet të mbetet është feja e marrë dhe përgjegjësia për ta përcjellë të gjallë.

Në këtë vit jubilar, kur sipas historikut aktual të Dioqezës Prizren–Prishtinë kujtojmë 100-vjetorin e ndarjes së Famullisë së atëhershme të Smaqit nga Famullia e Gjakovës, 1926–2026, nuk duhet të shohim vetëm një datë të rrumbullakët në kalendar. Njëqind vjet famulli përmbledhin një shekull pagëzimesh, martesash, kremtimesh, rrëfimesh, varrimesh, lutjesh, sakrificash, gëzimesh dhe sprovash. Por rrënjët e kësaj historie shkojnë më thellë se vetë jubileu, sepse dëshmia e vitit 1893 tregon se familjet katolike të kësaj treve e jetonin besimin shumë përpara krijimit juridik të famullisë.

Prandaj ky 100-vjetor është para së gjithash një rast mirënjohjeje. Mirënjohje për meshtarët që shërbyen këtu, për prindërit që i sollën fëmijët në pagëzim, për nënat e gjyshet që ua mësuan lutjet, për etërit që e mbajtën familjen të lidhur me Kishën, për të rinjtë që u rritën pranë altarit, për të sëmurët që e bartën kryqin me besim dhe për të gjithë ata që pushuan në këtë tokë pasi e dëshmuan fenë me jetën e tyre.

Një jubile i tillë na fton jo vetëm të shohim prapa, por edhe të mendojmë çfarë do t’u lëmë atyre që vijnë pas nesh. Nëse brezat e kaluar na lanë kishën, kujtesën dhe fenë e tyre, përgjegjësia jonë është që kjo trashëgimi të mos mbetet vetëm në fotografi, pllaka përkujtimore apo kronika, por të vazhdojë të jetojë në familje dhe në zemrat e brezave të rinj.

Do të dëshiroja që në këtë 100-vjetor Famullia “Zoja Rruzare” e Bishtazhinit të mbetet shtëpi shpirtërore e hapur për çdo njeri, vend ku fëmijët e njohin Krishtin, të rinjtë gjejnë drejtimin e tyre, familjet forcohen, të moshuarit ndihen të respektuar dhe ai që troket në derën e kishës gjen mirëpritje.

Uroj që altari rreth të cilit janë mbledhur kaq shumë breza të vazhdojë t’i bashkojë edhe ata që vijnë, që kambanat e kësaj kishe të mos jenë vetëm jehonë e së kaluarës, por thirrje e gjallë për të ardhmen, dhe që kujtimi i të parëve të na japë forcë për ta mbajtur të gjallë atë që na është besuar.

Ne nuk jemi pronarë të kësaj trashëgimie. Jemi kujdestarë të saj. Detyra jonë është ta ruajmë me respekt, ta sqarojmë me dokumente, ta pasurojmë me dëshmitë e njerëzve dhe t’ua dorëzojmë pasardhësve me të njëjtën përkushtim me të cilin e morëm prej të parëve.

Nëse edhe pas njëqind vjetësh të tjerë brezat që do të jetojnë këtu do të mund të thonë për ne: “E morën fenë prej të parëve, e jetuan me dinjitet dhe na e dorëzuan të gjallë”, atëherë ky do të jetë kujtimi më i denjë i 100-vjetorit.

Në këtë jubile të shënuar, famullitarit Dom Lush Sopi dhe të gjithë besimtarëve të Famullisë “Zoja Rruzare” të Bishtazhinit ua uroj nga zemra 100-vjetorin e famullisë, me dëshirën që Hyji ta bekojë këtë bashkësi, ta forcojë në fe, ta ruajë në bashkim dhe ta udhëheqë me hirin e Tij në brezat që do të vijnë.

Gëzuar 100-vjetorin e Famullisë “Zoja Rruzare” të Bishtazhinit! Ad multos annos!

Më 7 tetor 2026